Drejtuesi i COP3 nxit veprimin për financimin klimatik e thekson rolin e Kinës

Foto nga VCG

Teksa Konferenca e 31-të për Ndryshimet Klimatike (COP31) e Kombeve të Bashkuara hyri të hënën në javën e saj të fundit, presidenti i COP31, Murat Kurum, u bëri thirrje vendeve të përmbushin premtimet e tyre financiare.

Ai theksoi vendimin për financimin klimatik të marrë në Baku për të dhënë 300 miliardë dollarë në vit deri më 2035 sipas marrëveshjes së OKB-së të vitit 2024, e cila i kanalizon fondet drejt vendeve në zhvillim.

Lidhur me rolin e Kinës në procesin e COP31, Kurum vuri në dukje që Kina po punon për pothuajse çdo temë brenda programit të veprimit dhe objektivave të konferencës. “Kina është shumë e mirë në energjinë e përtëritshme dhe mund të them që ajo udhëheq botën në këtë çështje,” tha ai.

Kreu i COP31 theksoi gjithashtu teknologjinë dhe njohuritë e Kinës, si edhe gatishmërinë e saj për t’i ndarë ato “me transparencë të plotë”, duke vënë në dukje se investimet në energjinë e përtëritshme po rriten në mënyrë të qëndrueshme, ndërsa kostot në këtë sektor vijojnë të bien.

Ndërsa konferenca dyjavore po shkon drejt përfundimit të premten, Kurum shprehu shpresën që vendet të respektojnë vendimet e marra, të mbikëqyrin rezultatet dhe të mbajnë përgjegjësi për hapat përpara.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us