Foto nga Xinhua
Në aeroportin e Brukselit u mbajt të shtunën një ceremoni mirëpritëse për pandën gjigante Ran Ran, e ardhur nga Kina. Kjo shënon një kapitull të ri në bashkëpunimin midis Kinës dhe Belgjikës për ruajtjen dhe kërkimin shkencor mbi pandat gjigante, shkruan “Xinhua”.

Foto nga CMG
Ran Ran, një pandë femër 9-vjeçare, do të dërgohet në “Pairi Daiza”, një kopsht zoologjik në Brugelette të Belgjikës, ku do t’i bashkohet një pande mashkull të quajtur Xing Hui.
Li Yan, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kinës në Belgjikë, u shpreh gjatë ceremonisë se pandat gjigante kanë zënë gjithmonë një vend të veçantë në miqësinë midis Kinës dhe Belgjikës.

Foto nga Xinhua
Ky vit shënon 55-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe ardhja e Ran Ran shërben si një dhuratë për të kremtuar këtë miqësi.
Eric Domb, themelues dhe drejtues i “Pairi Daiza”, theksoi se partneriteti 12-vjeçar u ka dhuruar fëmijëve belgë kujtime të mrekullueshme nga fëmijëria e tyre. Ai gjithashtu vlerësoi përpjekjet e Kinës për mbrojtjen e pandave gjigante dhe habitatet e tyre.

Foto nga CMG
Në shkurt të vitit 2014, dy panda gjigante, Hao Hao dhe Xing Hui, mbërritën në Belgjikë në kuadër të një marrëveshjeje dypalëshe bashkëpunimi me kohëzgjatje 15-vjeçare. Gjatë qëndrimit të saj në “Pairi Daiza”, Hao Hao solli në jetë tre të vegjël: Tian Bao-n, si dhe binjakët Bao Di dhe Bao Mei.

Foto nga Xinhua
Të tri pandat e lindura në Belgjikë u kthyen në Kinë në dhjetor të vitit 2024, ndërsa nëna e tyre, Hao Hao, u kthye në dhjetor të vitit 2025 për trajtim mjekësor.
Me mbërritjen e Ran Ran, “Pairi Daiza” do të bëhet sërish shtëpia e një çifti pandash gjigante.

Foto nga Xinhua