Shpellat “Mogao”/Foto nga VCG

Shpellat “Mogao”/Foto nga VCG
Zëvendësdrejtori i Zyrës së Përgjithshme të Komisionit Qendror për Orientimin e Përparimit Kulturor dhe Etik Hu Kaihong bëri të ditur të martën në një konferencë shtypi që Kina do të punojë për të nxitur hartimin e një ligji për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si pjesë e përpjekjeve për të ruajtur dhe përcjellë më mirë trashëgiminë e saj kulturore.
Hu u shpreh që një gjë e tillë është përcaktuar në planin e parë pesëvjeçar të vendit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, të publikuar në shtator.
Plani bën thirrje për përmirësimin e kuadrit ligjor e rregullator dhe forcimin e garancive ligjore për lloje të ndryshme të trashëgimisë kulturore, përfshirë zonat historike dhe kulturore, tha Hu, i cili është gjithashtu drejtor i Zyrës së Komisionit Qendror për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Muri i Madh/Foto nga VCG
Sipas tij, ky plan, që përfshin periudhën e Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026-2030), i jep përparësi mbrojtjes, promovon përdorimin e arsyeshëm të trashëgimisë kulturore dhe zbaton parimin e ndërhyrjes minimale, ndërkohë që forcon mbrojtjen sistematike dhe mbikëqyrjen e unifikuar.
Plani vendos një objektiv për identifikimin e plotë të burimeve të trashëgimisë kulturore të vendit deri më 2030, me një kuadër rregullator të përmirësuar, ligje e rregullore më të forta dhe një grup në rritje profesionistësh.

Ndërtesa antike përgjatë Boshtit Qendror të Pekinit/Foto nga VCG
Kina ka 61 vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke përfshirë Murin e Madh, shpellat “Mogao” dhe Boshtin Qendror të Pekinit.