Kryekëshilltari politik i Kinës shoqëron udhëheqësin e DPRK-së gjatë vizitës në qytetin kufitar

foto nga Xinhua

Kryekëshilltari politik i Kinës Wang Huning shoqëroi të shtunën sekretarin e përgjithshëm të Partisë së Punëtorëve të Koresë dhe president i Çështjeve Shtetërore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (DPRK) Kim Jong Un, në një vizitë në qytetin Dandong të provincës Liaoning të Kinës Verilindore.

 

Wang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, i transmetoi Kim Jong Un -it përshëndetjet e përzemërta dhe urimet më të mira të sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Qendror të PKK-së dhe presidentit kinez Xi Jinping.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us