ShBA: Fed-i rrit për herë të parë normat e interesit që nga viti 2023, ndërsa inflacioni mbetet i lartë

Kevin Warsh (Foto VCG)

Rezerva Federale e ShBA-së ngriti të mërkurën normat e interesit me 25 pikë bazë për të luftuar inflacionin, duke i çuar në 3.75 – 4 %, rritja e saj e parë që nga korriku 2023.

Komiteti Federal i Tregut të Hapur votoi unanimisht 12 me 0 për rritjen, në një mbledhje të mbajtur më 15-16 shtator.

“Fakti i thjeshtë është që inflacioni është tepër i lartë dhe ka qenë për shumë kohë,” tha në një konferencë shtypi kryetari i Fed-it Kevin Warsh. Sipas tij, ka rrezik që shpresat e njerëzve lidhur me inflacionin të bëhen “të paqëndrueshme”, pra njerëzit mund të humbasin besimin te normalizimi i inflacionit.

Megjithatë disa ekonomistë kanë shprehur dyshime nëse rritja ishte e nevojshme, duke argumentuar që rritjet e fundit të çmimeve thelbësore vijnë kryesisht nga tronditjet e përkohshme a që kanë të bëjnë me ofertën dhe jo nga “mbinxehja” e ekonomisë së brendshme të drejtuar nga kërkesa.

Fed-i do të zhvillojë dy takime të tjera përpara fundit të vitit, duke lënë hapësirën për rritje të mëtejshme të normave nëse inflacioni mbetet i lartë.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni