Kryeministri Li Qiang: Kina do t’i sjellë botës mundësi dhe vrull të ri zhvillimi

Foto nga VCG

Kryeministri i Kinës Li Qiang theksoi të mërkurën hapjen e mëtejshme të vendit për t’i sjellë botës mundësi dhe vrull të ri zhvillimi, gjatë ceremonisë së hapjes së edicionit të 140-të të Panairit të Importit dhe të Eksportit të Kinës (Panairi i Kantonit).

Kreu i qeverisë i Kinës vuri në dukje se ky vit shënon 70-vjetorin e Panairit të Kantonit. Përmes kësaj  “dritareje”, njerëzit kanë dëshmuar gjallërinë e jashtëzakonshme të ekonomisë dhe shoqërisë kineze dhe kanë ndjerë lidhjen gjithnjë e më të ngushtë të Kinës me botën e jashtme. “Një Kinë që po bëhet gjithnjë e më e hapur, me inovacion të vazhdueshëm dhe gjithmonë mban premtimet e saj, i ka sjellë botës mundësi, vrull dhe qëndrueshmëri zhvillimi”, theksoi Kryeministri Li.

Ai shtjelloi më tej mësimet prej katër pikësh mbi suksesin e Panairit të Kantonit, mes provës së ndryshimeve ndërkombëtare dhe kohore.

Së pari, lidhja e tregjeve nuk është një mjet për lojëra “me shumatore zero”(ku fituesi merr të gjitha), por një masë efektive për të krijuar rritje shtesë. Kina është e përkushtuar për të nxitur integrimin dhe rritjen e përbashkët të tregut të saj të brendshëm dhe atij ndërkombëtar, si dhe për të ndërtuar një ekonomi botërore të hapur.

Së dyti, tregtia ndërkombëtare nuk është thjesht çështje shifrash në një bilanc, por një zgjedhje vullnetare për të përmirësuar mirëqenien reciproke. Si një “super-shitëse” ashtu edhe si një “super-blerëse”, Kina ka sjellë edhe përfitime për të nxitur prosperitetin e partnerëve të saj. Kina është e gatshme të importojë më shumë produkte me cilësi të lartë – veçanërisht ato me vlerë të shtuar të lartë – dhe shpreson se më shumë vende do të bashkëpunojnë me të, duke hequr kufizimet dhe duke nxitur në mënyrë aktive zhvillimin e balancuar të tregtisë.

Së treti, Kina është dhe do të jetë gjithmonë një mik i besueshëm i vendeve në zhvillim dhe është e gatshme të bashkojë forcat dhe të ecë përpara me vendosmëri së bashku me to në rrugën drejt modernizimit.

Në fjalimin e rastit, Li Qiang u angazhua se Kina do të vazhdojë të ndjekë zhvillimin me cilësi të lartë dhe të zgjerojë hapjen e nivelit të lartë, duke i dhënë më shumë vrull ekonomisë globale përmes veprimeve proaktive dhe pragmatike.

Së pari, Kina do të ndajë më shumë mundësi të tregut me botën e jashtme. Kina do të zbatojë me vendosmëri strategjinë e zgjerimit të kërkesës së brendshme dhe uljes së mëtejshme të pragjeve të hyrjes në treg, duke mirëpritur më shumë ndërmarrje të huaja të investojnë dhe të bëjnë biznes në vend.

Së dyti, Kina do të zgjerojë bashkëpunimin me përfitim të ndërsjellë. Ajo do t’i përkushtohet ecjes së bashku me pjesën tjetër të botës, duke thelluar integrimin e strategjive të zhvillimit me vendet e tjera dhe duke mbështetur ndërmarrjet kineze të bëjnë investime jashtë vendit.

Së treti, Kina do ta mbështesë e palëkundur rendin ekonomik dhe tregtar ndërkombëtar. Vendi do të rrijë në anën e drejtë të historisë, duke mbështetur multilateralizmin, tregtinë e lirë, dhe reformën e zhvillimin të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), duke punuar me të gjitha palët për të eksploruar dhe formuluar rregulla ekonomike dhe tregtare ndërkombëtare të orientuara drejt së ardhmes, si dhe për të çuar përpara një globalizim ekonomik që është gjithëpërfshirës dhe u sjell dobi të gjithëve.

Drejtorja e Përgjithshme e OBT-së, Okonjo-Iweala, mbajti një fjalim video, duke vënë në dukje se arritjet e zhvillimit të Kinës kanë qenë të jashtëzakonshme dhe ofrojnë mundësi të rralla për botën. Sipas saj, Panairi i Kantonit shërben si një platformë e rëndësishme që lidh Kinën me botën. Mes pasigurive globale në rritje, ajo shprehu shpresën se të gjitha palët do të punojnë së bashku për të çuar përpara reformën e OBT-së dhe për të ndërtuar një sistem tregtar global të hapur dhe të bazuar mbi rregulla.

Më shumë se 700 përfaqësues nga sektorë të ndryshëm nga gati 90 vende dhe rajone, morën pjesë në ceremoninë e hapjes.

Në edicionin e kësaj here të Panairit të Kantonit, marrin pjesë mbi 30.000 ndërmarrje, duke tërhequr afërsisht 340.000 blerës të huaj.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni