Shangai, zhvillohet Nata Ndërkombëtare e Arteve Audiovizuale 2026

foto nga CMG

Si veprimtaria përmbyllëse e Karnavalit Ndërkombëtar të Artit Audiovizual 2026, më 18 tetor në Qendrën e Ekspozitave të Shangait u zhvillua Nata Ndërkombëtare e Artit Audiovizual.

Në këtë veprimtari u paraqitën disa arritje të përparuara në teknologjinë audiovizuale. Këto përfshijnë Platformën Shumëgjuhëshe me AI të Prodhimit dhe Publikimit të Dramave të Shkurtra dhe Dramave Komike të Animuara, e cila shfrytëzon modelet e mëdha të AI-së dhe burimet shumëgjuhëshe të korpusit për të lidhur të gjithë procesin e krijimit, përkthimit, rishikimit dhe shpërndarjes së përmbajtjes, si edhe dramën komike të krijuar me AI në këtë platformë “Liya: Takimi me yjet”.

Në këtë seri, prezantuesja virtuale Liya nga CMG-ja do të nisë një udhëtim nëpër civilizime me “Shënimet e Takimeve”.

Nisma “Miqësia Audiovizuale” e shpallur në këtë veprimtari propozon respektimin e konceptit të të drejtave digjitale të njeriut të përqendruara te njeriu, forcimin e përfshirjes globale digjitale nëpërmjet miqësisë audiovizuale, praktikimin e përgjegjësive globale të vlerës së përbashkët dhe ndërtimin e një modeli zhvillimi të larmishëm dhe bashkëpunues, si edhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe inovacionit ndërdisiplinor për të kultivuar një ekosistem të qëndrueshëm audiovizual global.

Karnavali Ndërkombëtar i Artit Audiovizual 2026, i organizuar bashkërisht nga CMG-ja dhe Bashkia e Shangait, është shndërruar në një “festival popullor” që nga nisja e tij më 24 shtator, duke promovuar teknologjinë audiovizuale në hapësirat publike urbane dhe duke lehtësuar zhvillimin e integruar të kulturës, tregtisë, turizmit, sportit dhe ekspozitave.

Gjatë kësaj periudhe, shitjet në tre zona kryesore komerciale të Shangait — Rruga e Nankinit Perëndimore, “Suhewan” dhe “Daning” — u rritën me më shumë se 30 %, me aktivitete të zgjeruara që kanë tërhequr mbi 3 milionë pjesëmarrës dhe kanë arritur te më shumë se 1.52 miliardë veta në mbarë internetin.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni