Foto nga VCG
Të mërkurën, kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi një mesazh Andris Kulbergs-it për ta uruar për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Letonisë.
Në mesazhin e tij, Li Qiang-u vuri në dukje që Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Letoninë. Me rastin e 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve, pala kineze është e gatshme që të punojë së bashku me palën letone për të shtuar besimin e ndërsjellë politik, për të forcuar bashkëpunimin konkret, si edhe për të zgjeruar shkëmbimet njerëzore, duke nxitur në këtë mënyrë zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-Letoni.