Deklarata e kryetarit e WAIC 2026

Foto nga Xinhua

Të premten, Konferenca Botërore e Inteligjencës Artificiale 2026 dhe Takimi i Nivelit të Lartë për Qeverisjen Globale të AI-së bënë një deklaratë kryetari, ku thuhet se, nga 17 deri më 20 korrik, u zhvilluan në Shangai Konferenca Botërore e Inteligjencës Artificiale 2026 dhe Takimi i Nivelit të Lartë për Qeverisjen Globale të AI-së. Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë në ceremoninë e hapjes të konferencës dhe mbajti një fjalim. Në konferencën me temë kryesore “Partnerë inteligjentë, krijimi bashkërisht i së ardhmes”, pjesëmarrësit diskutuan së bashku për promovimin e zhvillimit të AI-së globale.

Konferenca është e mendimit që AI po riformëson në mënyrë gjithëpërfshirëse modelet e zhvillimit ekonomik e shoqëror të njerëzimit dhe do të ketë një ndikim të thellë mbi përparimin e qytetërimit njerëzor. AI sjell si mundësi, ashtu edhe sfida. Nga njëra anë, ajo është thellësisht e integruar në sektorët e ndryshëm, si industria, shërbimet publike dhe kërkimet shkencore, duke i dhënë një hov të fuqishëm transformimit ekonomik, përparimit teknologjik dhe rritjes së efikasitetit. Nga ana tjetër, në përditësimin e AI-së, problemet në lidhje me etikën, sigurinë e të dhënave, sistemin rregullator etj. kanë dalë në pah.

Konferenca pohon që AI është një temë e re në qeverisjen globale, dhe duhet të mbështetet fryma e “fatit të përbashkët në të njëjtin planet” e të krijohet një model i ri i qeverisjes globale nëpërmjet bashkërendimit ndërkombëtar mbi AI-në.

Gjatë konferencës, në Shangai u mbajt ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes mbi themelimin e Organizatës Botërore të Bashkëpunimit për Inteligjencën Artificiale”. Kjo është organizata e parë ndërkombëtare ndërqeveritare e AI-së në botë, dhe selia e përgjithshme e saj është në Shangai.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni