Intervisa eksklusive e CMG me Kryeministrin e Guinesë Amadou Oury Bah

foto nga CMG

Kryeministri i Guinesë Amadou Oury Bah tha ditët e fundit se nisma “Një brez, një rrugë” e paraqitur nga Presidenti i Kinës Xi Jinping, ka krijuar mundësi të reja zhvillimi për bashkëpunimin midis dy vendeve e madje bashkëpunimin kino-afrikan. Të dyja vendet kanë potencial kolosal në lidhjen e strategjive të zhvillimit të të njëra-tjetrës. Kina dhe Guinea janë jo vetëm vëllezër të mirë që ndihmojnë njëri-tjetrin, por edhe partnerë për zhvillimin e lulëzimin e përbashkët.

Kryeministri Oury Bah i tha këto gjatë një interviste eksklusive për Grupin Mediatik të Kinës, në kuadrin e Forumit të Davosit Veror në qytetin Dalian të Kinës Verilindore.

Kjo është hera e parë që z. Oury Bah vizitoi Kinën dhe mori pjesë në Takimin Vjetor të Udhëheqësve të Rinj pranë Forumit Ekonomik Botëror. Ai tha se duhen më shumë shkëmbime e takime të tilla, në mënyrë që sa më shumë vende ashtu si Guinea, të fitojnë mundësinë për të mësuar nga përvoja e Kinës në zhvillim.

Ai vlerësoi nismat e paraqitura nga Kina, përfshirë nismën e ndërtimit të përbashkët “Një brez, një rrugë”, duke theksuar: “Duhet t’i trajtojmë në mënyrë më të mençur dhe efektive mundësitë, të sjella nga nismat e ndryshme të paraqitura nga Presidenti Xi Jinping.”

 

Duke folur për thëniet që bashkëpunimi me Kinën shkakton të ashtuquajturin “grackë borxhi”, Kryeministri Oury Bahtha: “Nuk mund t’ua atribuojnë disa probleme të tjerëve. Në disa raste, problemi është se qeverisja jonë nuk arrihet në një nivel të duhur dhe nuk shfrytëzuam në mënyë efektive këto mundësi bashkëpunimi, Për këtë arsye, në disa vende u dukën gabime dhe çekuilibër. Nëse një vend vetë nuk është partner i besueshëm bashkëpunimi, ai nuk mund të arrijë objektivin e parashikimit, sado dashamirësi të tregojë partneri i jashtëm. Dua ta them më qartazi. Problemi kyç është a kanë mjaftueshëm aftësi gjykimi dhe mençurie qeveritë e vendeve afrikane, veçanërisht qeveria jonë, që të gjejnë mënyrën më të përshtatshme, për t’i shndërruar rastet e zhvillimit në rezultate në të mirë të interesave të vendit dhe të popullit. Nga ana tjetër, nëse ëndërrojmë të realizojmë zhvillimin e suksesshëm duke u mbështetur vetëm tek bashkëpunimi me Kinën, ndërsa ne vetë s’kemi nevojë të marrim përsipër asnjë përgjegjësi dhe të bëjmë përpjekje, ky mendim nuk është real dhe nuk përputhet me interesat tona. Në fund të fundit, përgjegjësia duhet marrë në radhë të parë nga vetë vendet afrikane, të mbështetur tek aftësia dhe sistemi i tyre qeverisës. Ndërsa ato vende, që nuk kanë shfrytëzuar si duhet këto mundësi, ua atibuojnë problemet zakonisht borxheve, ose arsyeve të tjera.”

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni