Kina nxit rregullimin e testimit në rrugë të automjeteve inteligjente të lidhura me rrjetin

Foto nga VCG

Tre departamente qeveritare kineze bënë thirrje të martën për rregullimin e testimit në rrugë dhe kryerjes së demonstrimit të automjeteve inteligjente të lidhura me rrjetin.

Drejtoritë përkatëse të tre ministrive, përkatësisht të Ministrisë së Industrisë dhe të Teknologjisë së Informacionit, Ministrisë së Sigurisë Publike dhe Ministrisë së Transportit, mbajtën një mbledhje të martën për të zbatuar një fushatë vetëshqyrtimi dhe korrigjimi në mbarë vendin, duke theksuar mbikëqyrjen më të fortë të sigurisë gjatë gjithë procesit të testimit.

Foto nga VCG

Nga autoritetet vendore u kërkua të kryejnë vetëvlerësime të gjithanshme sjelljeje në sfondin e ngjarjeve të fundit të sigurisë, të forcojnë mbikëqyrjen e sigurisë në mbarë procesin dhe të përmirësojnë aftësitë e reagimit emergjent, për të garantuar testime dhe veprimtari demonstruese të sigurta e të rregullta.

Në mbledhje u vu në dukje po ashtu që autoritetet përkatëse do të vazhdojnë të përmirësojnë sistemet e menaxhimit të drejtimit autonom të automjeteve për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë së automjeteve inteligjente të lidhura me rrjetin.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni