Robotët po mësojnë aftësi të ndryshme pune nga teknikët, Shaoxing, Provinca Zhejiang e Kinës lindore, 14 shtator 2025. /VCG
Deri në fund të marsit të këtij viti, Kina kishte regjistruar 5.53 milionë patenta të vlefshme shpikjesh, duke mbetur paraqitësi më i lartë i patentave në botë për disa vite rradhazi.
Në vitin 2025, Kina kishte 2.29 milionë patenta shpikjesh me vlerë të lartë, rreth 70% e të cilave me origjinë nga industria strategjike në zhvillim. Vendi gjithashtu zotëron rreth 61% të patentave globale të inteligjencës artificiale dhe afërsisht dy të tretat e patentave që lidhen me robotikën.
Kina ka krijuar një sistem mbrojtjeje shumështresor që mbulon zbatimin administrativ, procedurat gjyqësore dhe agjencitë e sigurisë publike, pasi pronësia intelektuale shihet gjithnjë e më shumë si një komponent thelbësor i konkurrueshmërisë së korporatave.
Përpjekjet kundër piraterisë dhe falsifikimit janë intensifikuar. Gjatë vitit të kaluar, Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut trajtoi 37.000 raste që përfshinin marka tregtare, patenta dhe tregues gjeografikë, me një vlerë të përgjithsme prej 677 milionë juanësh.
Qëllimi i sistemeve të pronësisë intelektuale është të mbrojë dhe inkurajojë inovacionin, në vend që të krijojë ose zgjerojë hendeqe teknologjike. Kina mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të hapur, duke synuar të sigurojë që përfitimet e progresit shkencor dhe teknologjik të ndahen më gjerësisht dhe të jenë të arritshme për vendet dhe njerëzit në mbarë botën.