foto nga MPJ
Kina është gjithmonë e mendimit që të gjitha palët duhet t’i zgjidhin shqetësimet ekonomike e tregtare të njëra-tjetrës nëpërmjet dialogut e konsultimeve të barabarta, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian.
Ai i bëri këto komente në një konferencë të rregullt shtypi, në përgjigje të një pyetjeje mbi njoftimin e fundit të Kanadasë se do të vërë tarifa hakmarrëse për mallrat e ShBA-së.