Foto nga VCG
Të hënën, kryeministri kinez Li Qiang dhe homologu i tij malazez Milojko Spajiç shkëmbyen mesazhe urimi për 20-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
Li Qiang deklaroi se Mali i Zi është një mik dhe partner i mirë i Kinës në Evropën Qendrore dhe Lindore. Në vitet e fundit, marrëdhëniet dypalëshe kanë ruajtur vrullin e zhvillimit. Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Malin e Zi dhe është e gatshme të punojë me Malin e Zi për të forcuar harmonizimin e strategjive të zhvillimit, për të përmirësuar komunikimin e politikave dhe për të thelluar bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm, për të sjellë më shumë përfitime për popujt e të dy vendeve.
Milojko Spajiç u shpreh se miqësia midis Malit të Zi dhe Kinës është e thellë. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 20 vjet më parë, të dy vendet i janë përkushtuar zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe dialogut konstruktiv, duke çuar në një bashkëpunim praktik të frytshëm. Mali i Zi do të vazhdojë t’i përkushtohet thellimit të bashkëpunimit me Kinën dhe të marrë pjesë aktive në platformat dhe nismat e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë të propozuara nga Kina.