Mbahet në Pekin ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Miqësisë të Qeverisë Kineze

Foto nga CMG

Të mërkurën në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin u mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Miqësisë së Qeverisë Kineze 2026. Këshilltarja e Shtetit Shen Yiqin u dorëzoi çmimet ekspertëve të huaj dhe mbajti një fjalim.

Në emër të qeverisë së Kinës, Shen u shprehu urimet fituesve dhe falënderoi ekspertët e huaj dhe familjet e tyre.

Ajo vuri në dukje se ekspertët e huaj kanë luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kinës, si edhe në nxitjen e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit miqësor mes Kinës dhe vendeve të tjera. Periudha e Planit të 15-të Pesëvjeçar është një fazë kyçe për Kinën drejt arritjes në përgjithësi të modernizimit socialist. Ajo shprehu shpresën që më shumë ekspertë të huaj të punojnë së bashku me popullin kinez, të krijojnë mundësi të reja në procesin e modernizimit të silit kinez dhe të arrijnë së bashku përparime të reja shkencore, duke shfrytëzuar mundësitë historike që sjell vala e re e revolucionit teknologjik dhe transformimit industrial. Kina do të vazhdojë të krijojë kushte të qëndrueshme dhe mbështetje për zhvillimin afatgjatë të ekspertëve të huaj në vend.

Në vitin 2026, 50 ekspertë të huaj u nderuan me Çmimin e Miqësisë së Qeverisë Kineze.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni