Ministria e Tregtisë: Kina po zhvillon bisedime me BE-në për tarifat e reja të çelikut

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës He Yadong / VCG

Kina është aktualisht e angazhuar në negociata me Bashkimin Evropian (BE) në kornizën e Organizatës Botërore të Tregtisë, mbi planin e BE-së për të zbatuar tarifat e reja të çelikut nga 1 korriku i këtij viti, bëri të ditur  të enjten Ministria e Tregtisë e Kinës.

Veprimi i BE-së është në thelb proteksionizëm tregtar, i cili jo vetëm që nuk arrin të mbështesë konkurrueshmërinë e industrisë së saj të çelikut, por do të prishë rëndë dhe tregtinë e çelikut Kinë-BE dhe do të ndikojë në stabilitetin e zinxhirëve globalë të prodhimit dhe furnizimit, tha zëdhënësi i ministrisë He Yadong në një konferencë shtypi në përgjigje të një pyetjeje nga media.

Kina shpreson të arrijë një rezultat të favorshëm për të dyja palët përmes bisedimeve, duke promovuar njëkohësisht zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-BE, tha He.

Nëse BE diskriminon kompanitë dhe produktet kineze, Kina do të marrë masa përkatëse për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime, tha zëdhënësi.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni