Konferenca e Dytë Botërore e Studimeve Klasike u mbajt së fundmi në Athinë të Greqisë/Foto nga Xinhua
Konferenca e Dytë Botërore e Studimeve Klasike u mbajt së fundmi në Athinë të Greqisë. Ekspertë dhe studiues nga Azia, Afrika, Evropa dhe Amerika u mblodhën për të diskutuar se si të rigjallërohet dituria klasike mes mundësive dhe sfidave të një shekulli ndryshimesh, duke ofruar frymëzim dhe udhëzime për zhvillimin e shoqërisë njerëzore dhe përparimin e qytetërimit.
Ministrja e Kulturës Grek Lina Mendoni tha:
Studimi i qytetërimeve të lashta të lavdishme, nuk është i rëndësishëm vetëm për pasardhësit e tyre, por edhe për të gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe madje për të gjithë njerëzimin. Edhe sot, njerëzimi vazhdon të nxjerrë njohuri, frymëzim dhe drejtim për përparim nga këto tekste klasike.
Kjo konferencë u organizua së bashku nga departamentet përkatëse qeveritare dhe institucionet akademike të Kinës dhe Greqisë. Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Dialogun e Qytetërimeve më 10 qershor, mbajtja me sukses e kësaj konference ka ndërtuar një platformë të re për shkëmbime kulturore dhe mësim të ndërsjellë midis Kinës dhe Greqisë, si dhe vendeve të tjera të botës.
Ish-presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos tha:
Marrëdhënia midis nesh, sot ka një rëndësi edhe më të madhe në kohërat e trazuara. Bashkëjetesa midis kombeve duhet të ndërtohet mbi vlerat e përbashkëta njerëzore. Shkëmbimet kulturore – midis Greqisë dhe Kinës, si dhe midis Kinës dhe Greqisë – po transmetojnë pikërisht këto parime dhe vlera.
President Nderi i Shoqatës ChinaRo, Vicentiu Gheorghe tha:
Faktet historike tregojnë se shkëmbimet midis qytetërimeve nuk kanë qenë kurrë njëkahëshe, por më tepër si një proces interaktiv, i bazuar në përfitim të ndërsjellë, respekt dhe të nxënit të ndërsjellë. Aktualisht, bashkësia ndërkombëtare përballet me sfida globale që tejkalojnë kufijtë kombëtarë, të cilat asnjë vend i vetëm nuk mund të përballet. Në këtë kontekst, dialogu midis qytetërimeve nuk është vetëm i nevojshëm, por edhe thelbësor për ruajtjen e paqes globale, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Bota e sotme është e mbushur me trazira, konflikte dhe luftëra që shpërthejnë njëra pas tjetrës. Pyetjet se si duhet të bashkëjetojnë qytetërimet e ndryshme dhe ku po shkon qytetërimi njerëzor, nuk kanë qenë kurrë më urgjente se koha e sotme. Kina ka propozuar Nismën e Qytetërimit Global, duke mbrojtur idenë që qytetërimet e ndryshme duhet të shkëmbejnë ide, të mësojnë nga njëra-tjetra, të jenë të barabarta dhe gjithëpërfshirëse, si dhe të përparojnë së bashku. Kombet e Bashkuara kanë vendosur të caktojnë 10 qershorin e çdo viti si “Ditën Ndërkombëtare për Dialogun e Qytetërimeve”, duke përfshirë konceptet thelbësore të Nismës së Qytetërimit Global, e cila pasqyron përgjigjen pozitive të bashkësisë ndërkombëtare ndaj kësaj nisme.
Kryetar i Institutit Çek të Majtë, Petra Proksanova tha:
Kjo nismë ofron njohuri të vlefshme. Ajo përcjell një mençuri kineze të rrënjosur në harmoni, bashkëpunim dhe kërkim të zgjidhjeve së bashku. Ndihmon në shembjen e mureve të mosbesimit, në lehtësimin e përplasjeve midis qytetërimeve dhe në krijimin e hapësirës për zhvillim të përbashkët – gjë që është thelbësore tani.

Konferenca e Dytë Botërore e Studimeve Klasike u mbajt së fundmi në Athinë të Greqisë/Foto nga Xinhua
Shkëmbimet kulturore gjithnjë e më të shpeshta dhe të thella midis Kinës dhe vendeve të tjera, jo vetëm kanë promovuar mirëkuptimin dhe respektin midis kulturave të ndryshme, por kanë nxitur zhvillimin e diversitetit kulturor global. Në Panairin e 50-të Ndërkombëtar të Librit në Buenos Aires, të mbajtur së fundmi, përmbajtja e pasur dhe trashëgimia kulturore e veprave të shumta letrare nga Kina, tërhoqën thellësisht lexues me prejardhje të ndryshme kulturore dhe rajonale.
Profesori i Universitetit të Buenos Aires-it, Lelia Gandara tha:
Lexuesit që flasin spanjisht mund të zbulojnë një botë të gjallë brenda letërsisë kineze, pasi ajo hap dyert për një kuptim më të thellë të kulturës, historisë dhe shoqërisë kineze të larmishme dhe të largët. Letërsia është një rrugë e zbatueshme drejt këtij kuptimi. Shkrimtarë të shumtë kinezë, me rrëfimet e tyre të lehta, humoristike dhe të ndërthurura të realitetit dhe trillimit, shpalosin historinë kineze, duke e bërë shkëmbimin kulturor gjithnjë e më të pasur dhe të gjallë.
Vitaliteti i qytetërimit qëndron në bashkëveprim, shkëmbim dhe integrim. Nisma e Qytetërimit Global mbështet respektin e ndërsjellë, dialogun gjithëpërfshirës dhe ndihmon në thyerjen e kornizës narrative të teorisë së “përplasjes së qytetërimeve”, duke ndërtuar ura për rritjen e mirëkuptimit dhe besimit midis qytetërimeve të ndryshme.
Drejtorja Ekzekutive e Institutit Shqiptar për Studime të Globalizimit Marsela Musabelliu tha:
Fryma e Nismës i sheh ndryshimet kulturore jo si barriera, por si burime për mësim të ndërsjellë. Në një botë të fragmentuar, GCI shtron idenë se harmonia mund të arrihet jo përmes homogjenizimit, por përmes respektimit dhe ndërthurjes së dallimeve tona.
Profesori i Asociuar i Departamentit të Historisë të Universitetit Kombëtar Taras Shevchenko të Kievit, Urusov Volodymyr tha:
Nisma e Qytetërimit Global, e bazuar në respektin për ndryshimet midis qytetërimeve, synon të ndërtojë emëruesin më të madh të përbashkët të vlerave, të shpërndajë gabimin e “superioritetit qytetërues”, të promovojë shkëmbimet dhe të mësuarit e ndërsjellë midis qytetërimeve të ndryshme dhe të promovojë prosperitetin e përbashkët, duke ndërtuar kështu një urë mirëkuptimi dhe besimi midis qytetërimeve të ndryshme.