Organizohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore për 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Egjipt

Organizohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore për 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Egjipt/CMG

Të martën, gjatë vizitës shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Egjipt, u mbajt në Kajro një aktivitet shkëmbimesh kulturore me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Egjiptit, i organizuar së bashku nga Grupi Mediatik i Kinës dhe Ministria e Shtetit për Informacionin e Egjiptit. Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dërgoi një letër urimi për këtë aktivitet. Më shumë se 100 të ftuar, përfshirë përfaqësues nga qarqet politike, ekonomike, kulturore e mediatike të Kinës dhe Egjiptit, morën pjesë në këtë aktivitet dhe panë publikimin e disa arritjeve të bashkëpunimit mediatik.

Ministri i Shtetit për Informacionin i Egjiptit, Diaa Rashwan, lexoi letrën e urimit të dhe mbajti një fjalim. Drejtori i përgjithshëm i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong dhe shumë funksionarë të lartë të sektorëve të medias dhe informacionit të Egjiptit mbajtën fjalime në këtë aktivitet.

Drejtori i përgjithshëm i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong/CMG

Në fjalën e tij, Shen Haixiong u shpreh që artikulli nga presidenti Xi Jinping i botuar në median egjiptiane, thekson se Kina është e gatshme të punojë me Egjiptin, duke iu përmbajtur aspiratës fillestare të të dy vendeve dhe duke u bazuar në arritjet e së kaluarës, për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të ecur përpara në rrugën drejt prosperitetit dhe rigjallërimit, duke krijuar së bashku një të ardhme më të ndritur për zhvillimin kombëtar të të dy vendeve dhe marrëdhëniet dypalëshe. Ky aktivitet është një masë konkrete për të zbatuar konsensusin e arritur nga dy krerët e shtetit dhe për të thelluar miqësinë kino-egjiptiane, u shpreh Shen, duke shtuar që Kina dhe Egjipti janë të dyja qytetërime të lashta, me lumin Jance, Lumin e Verdhë dhe Nilin që rrjedhin fuqishëm dhe Murin e Madh e piramidat që qëndrojnë madhështore ndër mijëvjeçarë. Në zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe Kinë-Egjipt, media, si një urë për shkëmbime kulturore, ka luajtur gjithmonë një rol unik në promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe forcimin e miqësisë dhe besimit të ndërsjellë. Grupi Mediatik i Kinës do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin praktik me miqtë nga të gjitha sferat e jetës në Egjipt, duke nisur programe të tilla si “Përshpejtimi i bashkëpunimit Kinë-Egjipt” dhe “Përgjigjja është në Kinë”, duke iniciuar aktivitetet e shfaqjes së filmave kinezë “Kinemaja e Rrugës së Mëndafshit” në Egjipt dhe duke thelluar bashkëpunimin me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Kajros në prodhimin e përbashkët, shkëmbimet teknike dhe vizitat e kërkimet e ndërsjella, duke kontribuuar në shkëmbimet kulturore dhe të mësuarit e ndërsjellë, si edhe duke bërë që miqësia Kinë-Egjipt të lulëzojë me më shumë shkëlqim.

Ministri i Shtetit për Informacionin i Egjiptit, Diaa Rashwan/CMG

Ndërsa Rashewan vuri në dukje në fjalën e tij se gjatë 70 viteve që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Egjiptit dhe Kinës, shkëmbimet midis dy popujve kanë qenë gjithmonë një lidhje e ngrohtë dhe e qëndrueshme në marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, duke hedhur një themel të fortë të opinionit publik për zhvillimin e vazhdueshëm dhe të thellë të lidhjeve dypalëshe. Ky aktivitet shfaqi arritje të shumta bashkëpunimi midis Egjiptit dhe Kinës në fusha të tilla si bashkëprodhimi i programeve, shfaqjet e prodhimeve filmike e televizive, si edhe ndarja e përmbajtjeve, duke demonstruar qartë akumulimin e thellë dhe zgjerimin e vazhdueshëm të miqësisë midis dy vendeve në fushën kulturore. Ministria e Shtetit për Informacionin e Egjiptit është e gatshme ta marrë 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike si një pikënisje të re për të thelluar bashkëpunimin me Grupin Mediatik të Kinës në fusha të tilla si ndarja e përmbajtjeve, shkëmbimet e personelit dhe zgjerimi i tregut, duke promovuar vazhdimin e miqësisë tradicionale midis Egjiptit e Kinës nëpërmjet mirëkuptimit dhe dashurisë së ndërsjellë midis dy popujve.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni