Foto nga VCG
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një shpallje për të vendosur tarifa nga 10 % në 100 % për dronët e importuar dhe përbërësit e tyre, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.
Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë 100 % për dronët me peshë maksimale ngritjeje mbi 25 kg dhe që kanë aftësi të imazherisë termike apo karakteristika të tjera të specifikuara.
Hangarët automatikë dhe disa përbërës kritikë të këtyre dronëve janë gjithashtu subjekte të tarifës 100 %, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Ndërsa një tarifë prej 25 % do të zbatohet për dronët më të vegjël në madhësi dhe të cilëve “u mungojnë disa aftësi që lidhen veçanërisht me sigurinë kombëtare,” ndërsa tarifat 15 % a 10% do të aplikohen për dronët dhe përbërësit e tyre nga disa vende dhe rajone, sipas deklaratës.
Tarifat do të hyjnë në fuqi 21 ditë pas nënshkrimit të shpalljes, ndërsa ato lidhur me përbërësit më pak sensitivë do të zbatohen pas 180 ditësh.
Për produktet që Pentagoni ka miratuar për përjashtim nga lista e Komisionit Federal të Komunikacionit brenda 20 ditësh nga nënshkrimi, tarifat do të hyjnë në fuqi 180 ditë pas nënshkrimit, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.