“Superblerësja” – Kina i sjell botës siguri

Foto nga VCG

Kohët e fundit, disa media perëndimore po fryjnë sërish “rritjen e eksporteve kineze”, duke u shprehur se suficiti tregtar i Kinës po ushtron “presion” dhe “goditje” mbi tregjet globale.

Faktet janë krejt të kundërta. Në vitin 2025, importet në Kinë arritën në 18.5 trilionë juanë. Kina është bërë tregu i dytë më i madh i importeve në botë për 17 vite radhazi, duke shërbyer si destinacion kryesor eksporti për gati 80 vende, si dhe duke krijuar shumë vende pune dhe të ardhura nga taksat për një numër në rritje vendesh.

Në gjysmën e parë të këtij viti, importet në Kinë tejkaluan 10 trilionë juanë dhe për herë të parë në histori, si një “superblerëse”, Kina po hap dyert e “tregut global”.

Zv/Drejtori i Institutit të Amerikës dhe Oqeanisë pranë Ministrisë së Tregtisë të Kinës, Zhou Mi u shpreh se vëllimi i lartë i eksporteve tregon se tregu global kërkon mallra cilësore kineze dhe suficiti i madh tregtar është rezultat i natyrshëm i ndarjes ndërkombëtare të punës. Produktet e eksportuara nga Kina janë pikërisht ato që vendet e tjera nuk janë të gatshme të prodhojnë ose kanë kosto të lartë të prodhimi. Rritja e eksporteve kineze pasqyron funksionimin efikas të zinxhirit global industrial dhe përfaqëson një zgjedhje racionale të bërë nga tregu global, duke balancuar kostot dhe rreziqet. Për më tepër, në 7-mujorin e parë të këtij viti, rritja e importeve në Kinë e tejkaloi atë të eksporteve me 8%.

Kina nuk blen thjesht mallra, por edhe sjell besim në ekonominë globale. Teksa gjithnjë e më shumë vende transportojnë mallra në Kinë dhe ndërkohë ferma apo zona peshkimi dhe fabrika në vende të ndryshme vazhdojnë të funksionojnë falë porosive të Kinës, shembet natyrshëm teoria e “goditjes nga Kina”.

Përballë rritjes së proteksionizmit tregtar global, Kina ka lëshuar në vazhdimësi sinjale të zgjerimit të importeve. Nga ulja e tarifave tek përmirësimi i zhdoganimit dhe nga Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE) tek hapja në vijim, Kina po mbështet sistemin tregtar shumëpalësh përmes veprimeve konkrete, duke i sjell siguri ekonomisë globale.

Zhvillimi i Kinës nuk i sjell botës “kërcënim”, por mundësi të përbashkëta zhvillimi. Kina vazhdimisht e përqafon botën me një qëndrim të hapur, duke shfrytëzuar tregun e saj masiv të brendshëm për të zgjeruar vazhdimisht importet dhe për të ndarë përfitimet e zhvillimit me të gjithë partnerët tregtarë. Kina si një “superblerëse”, i ka hapur botës jo vetëm dyert drejt një“tregu global”, por edhe një rrugë drejt zhvillimit të përbashkët.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni