Sektori i aviacionit civil i Kinës njeh rritje të qëndrueshme vitin e kaluar

foto nga VCG

Sektori kinez i aviacionit civil ruajti një zhvillim të qëndrueshëm më 2025 dhe të gjithë treguesit kryesorë të tij regjistruan një rritje të qëndrueshme, sipas të dhënave të publikuara të martën në një konferencë kombëtare pune lidhur me aviacionin civil.

Administrata e Aviacionit Civil e Kinës (CAAC) njoftoi se vjet ky sektor arriti një rendiment transporti prej 164.08 miliardë tonë-km, ndërsa trafiku i udhëtarëve ishte 770 milionë, përkatësisht 10.5 dhe 5.5 % më shumë se më 2024.  Vëllimi i mallrave dhe i postës arriti në 10.17 milionë tonë, me një rritje vjetore 13.3 për qind.

foto nga VCG

Në konferencën e punës, Song Zhiyong, kreu i CAAC-it, tha se sektori i aviacionit civil ruajti një prirje të përgjithshme zhvillimi të qëndrueshëm në vitin 2025 dhe objektivat e detyrat kryesore u realizuan.

Sipas tij, trafiku ndërkombëtar i udhëtarëve u shtua 21.6 për qind vitin e kaluar, me rritjen e vëllimit me Azinë Qendrore, Azinë Perëndimore, Afrikë dhe Amerikën Latine përkatësisht  59.3, 33.4, 39 dhe 108.6 për qind.

foto nga VCG

Ky sektor arriti një vlerë të përgjithshme fitimesh prej 6.5 miliard juanësh (rreth 926.28 milion dollarë amerikanë) në vitin 2025, duke pasqyruar rezultate më të mira biznesi.

Lidhur me të ardhmen, Song parashikoi se ky sektor do të arrijë një rendiment transporti prej 175 miliardë tonë-km, një numër udhëtarësh prej 810 milionë dhe një vëllim mallrash e poste prej 10.7 milionë tonësh në vitin 2026.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us