MPJ: Kina kundërshton ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera nën pretekstin e të drejtave të njeriut

Mao Ning (Foto VCG)

Të martën, Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut i OKB-së Volker Turk botoi një artikull në gazetën britanike “The Guardian”, ku vë në dukje që goditja ushtarake amerikane kundër Venezuelës shkeli ligjin ndërkombëtar dhe parimet e Kartës së OKB-së. Ai shprehu shqetësimin e tij për ndërhyrjen ushtarake amerikane nën pretekstin e të drejtave të njeriut.

Të mërkurën, 16 mekanizma të posaçëm të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së bënë një deklaratë të përbashkët, ku dënohen veprimet e ShBA-së. Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh të enjten në një konferencë për shtypin që Kina i kundërshton gjithmonë politizimin e instrumentalizimin e çështjes së të drejtave të njeriut, zbatimin në mënyrë përzgjedhëse të ligjit ndërkombëtar kur ai u përshtatet interesave të dikujt dhe shpërfilljen kur ai nuk u përshtatet këtyre interesave, si edhe ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera nën pretekstin e të drejtave të njeriut.

Mao Ning theksoi se Kina e mbështet me vendosmëri Venezuelën në mbrojtjen e sovranitetit dhe të drejtave e interesave të veta të ligjshme dhe i përkrah vendet e ndryshme të zgjedhin rrugën e zhvillimit të të drejtave të njeriut sipas gjendjes së tyre kombëtare. Kina do të punojë me bashkësinë ndërkombëtare për të mbrojtur së bashku ligjin ndërkombëtar, për të promovuar multilateralizmin dhe për të ruajtur së bashku paqen e qëndrueshmërinë botërore.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us