Arkivia e pamjes ajrore të terminalit të kontejnerëve të Portit Haikou dhe peizazhit horizontal, Provinca Hainan, Kina jugore. /VCG
Numri i ndërmarrjeve të tregtisë së jashtme të regjistruara në Portin e Tregtisë së Lirë (PTL) të Hainan-it të Kinës ka arritur mbi 100000, sipas të dhënave të doganës të martën.
Nga 18 dhjetori i vitit 2025 deri më 10 janarin e sivjetshëm, u regjistruan 4 709 ndërmarrje të reja, gjë që pasqyron një zgjerim të shpejtë.
Rezultatet e politikave dhe proceset e bizneseve të reja kanë çuar në një rritje të kërkesës për konsultime nga shumë subjekte të tregut. Sipas zyrtarit të doganave Zhu He, një linjë e vetme telefonike në qendrën e shërbimeve qeveritare mund të marrë mbi 100 telefonata konsultimi në ditë.
Më 18 dhjetor 2025, Kina nisi operacionet e posaçme doganore në tërë ishullin në PTL-në e Hainan-it, duke lejuar hyrje më të lirë të mallrave të huaja, duke zgjeruar mbulimin me tarifa zero dhe duke zbatuar masa më favorizuese për biznesin.