Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Guo Jiakun duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Kinës Pekin, 20 janar 2026. / MPJ
Kina është ftuar të marrë pjesë në Bordin e Paqes të propozuar prej presidentit amerikan Donald Trump, një nismë që synon zgjidhjen e konflikteve globale, bëri të ditur të martën Guo Jiakun, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze.
Ai e tha këtë në përgjigje të pyetjes së një gazetari në një konferencë të rregullt për shtypin.