Pse “Dialogu me Kinën” është bërë një konsensus global?

Foto nga CMG

Ditët e fundit, dialogu midis botës dhe Kinës ka qenë i shpeshtë. Dhjetë ditë më parë, kryeministri kanadez Mark Carney bëri një vizitë zyrtare në Kinë dhe nënshkroi disa dokumente bashkëpunimi. Pas kësaj, në Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2026 në Davos të Zvicrës, “Mundësia e Kinës” ishte një temë e nxehtë, me pjesëmarrësit që ranë dakord se dialogu me Kinën është më i rëndësishëm se kurrë më parë. Duke filluar nga 25 janari, kryeministri finlandez Petteri Orpo po udhëhoqi një delegacion drejtuesish nga disa kompani në një vizitë në Kinë, duke shfaqur një dëshirë të fortë për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe tregtare.

Pse bota po e kthen vëmendjen nga Kina?

“Kina ka demonstruar nëpërmjet veprimeve konkrete se një vend mund të arrijë zhvillim duke mos u përfshirë në lojëra ku fituesi merr gjithçka dhe ka kontribuuar me mençurinë dhe zgjidhjet e saj në zhvillimin global.” Kështu u shpreh të premten John Miller-White, kryetar ekzekutiv i Fondacionit të Bashkëpunimit ShBA-Kinë. Në listën e fundit të të ashtuquajturave “fabrika far” të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror, është përzgjedhur edhe fabrika e kompanisë “Schneider Electric” në Wuhan. Zhang Kaipeng, zëvendëspresident i lartë i “Schneider Electric”-ut dhe drejtor i Zinxhirit Global të Furnizimit në Kinë, tha në një intervistë se kjo pasqyron “ndikimin global të Kinës në prodhimin e përparuar dhe menaxhimin e talenteve”.

Fjalët e tyre, deri diku, japin përgjigjen për pyetjen pse gjithnjë e më shumë vende të botës presin me padurim të dialogojnë me Kinën. Për shembull, një raport i publikuar para hapjes së Forumit të Davosit, i zhvilluar së fundmi, tregon në mënyrë të hapur se përballja gjeoekonomike do të jetë rreziku kryesor në vitin 2026. Tema e takimit vjetor të këtij Forumi ishte “Fryma e dialogut”, e cila pasqyron dëshirën e bashkësisë ndërkombëtare për të kërkuar dialogun dhe për të kapërcyer dallimet. Si ekonomia e dytë më e madhe në botë, Kina po bëhet një partnere me të cilën gjithnjë e më shumë vende presin me padurim të zhvillojnë dialog dhe bashkëpunim. Gjatë të gjitha aktiviteteve, elementet dhe imazhet kineze ishin të kudondodhura, me fraza si “stabilizuese e ekonomisë botërore”, “ekonomi e pjekur” dhe “racionale dhe e besueshme” të paraqitura në mënyrë të spikatur. Këto janë bërë përshkrime të njohura të përdorura gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare për të vlerësuar Kinën.

Katër propozimet e Kinës të paraqitura në takim – mbështetja e fortë e tregtisë së lirë, mbështetja e fortë e multilateralizmit, respektimi i bashkëpunimit fitimprurës për të gjitha palët dhe  respekti i ndërsjellë e konsultimet e barabarta – kanë sjellë siguri të vlefshme në një botë të trazuar dhe e kanë bindur më tej bashkësinë ndërkombëtare që Kina është një partnere e besueshme, e qëndrueshme dhe e hapur.

Foto nga CMG

Nga një perspektivë politike, Kina i është përmbajtur vazhdimisht promovimit të globalizimit ekonomik në vitet e fundit. Kina e ka shprehur shumë herë qëndrimin e vet në Forumin e Davosit, duke theksuar promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë, zgjerimin e hapjes në nivel të lartë dhe nxitjen e globalizimit ekonomik gjithëpërfshirës e të barabartë. Kina gjithashtu ka formuluar e zbatuar vazhdimisht plane pesëvjeçare, të cilat shihen gjerësisht si një “ritëm progresiv” që e ka qetësuar botën.

Ndërkohë, themeli i qëndrueshëm ekonomik i Kinës ka sjellë besim dhe vrull në ekonominë e ngadaltë globale. Në vitin 2025, PBB-ja e Kinës i kaloi 140 trilion juanët për herë të parë, duke u rritur me 5.0 % në bazë vjetore e duke mbetur motori më i madh i rritjes ekonomike globale. Kina zhvillon tregti me më shumë se 240 vende e rajone, dhe importet e eksportet e saj me më shumë se 190 vende e rajone janë shtuar. Gjatë pesë vjetëve të fundit, vlera e përgjithshme e mallrave dhe shërbimeve të importuara prej Kinës i ka tejkaluar 15 trilion dollarët amerikanë, dhe investimet e saj jashtë vendit kanë kontribuuar me mbi 300 miliardë dollarë amerikanë në taksa për vendet pritëse, duke krijuar vende të shumta pune.

Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende, beson se Kina është e gatshme të sjellë rritje të jashtëzakonshme në produktivitet dhe mundësi rritjeje në vitet e ardhshme. Presidenti francez Emmanuel Macron e mirëpriti Kinën në forum. Kryeministri kanadez Mark Carney, gjatë vizitës së tij në Kinë, deklaroi gjithashtu që thellimi i marrëdhënieve dypalëshe “do të sjellë më shumë përfitime për popujt e të dy vendeve”.

Faktet kanë treguar që dialogu e bashkëpunimi janë më të rëndësishëm se kurrë në këto kohë të vështira. Kohët e fundit, institucione të tilla si Fondi Monetar Ndërkombëtar i kanë ngritur parashikimet e tyre për rritjen ekonomike të Kinës për vitin 2026. Pritet që në vitin e ri, Kina do t’i japë më shumë shtysë ekonomisë globale dhe do të vazhdojë të jetë një “partnere e besueshme, e qëndrueshme dhe e hapur”. Siç tha z. John Lowen, CEO i “Syngenta”, një kompani e  teknologjisë bujqësore me famë globale, çdo plan afatgjatë i Kinës krijon mundësi të reja zhvillimi.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us