Foto nga VCG
Më 5 shkurt, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh Laura Virginia Fernandez Delgados, për ta uruar për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosta Rika-s.
Xi vuri në dukje se prej 18 vjetësh, që pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Kina dhe Kosta Rika kanë pasur zhvillim të shpejtë në marrëdhëniet dypalëshe, fryte të pasura në bashkëpunim dhe shkëmbim në sektorët e ndryshëm dhe kanë shtuar fuqimisht përfitimet për të dy popujt. Faktet kanë dëshmuar plotësisht që zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe përputhet me interesat thelbësore të dy palëve dhe popujve dhe është prirja kryesore dhe dëshira e njerëzve.
Xi theksoi që “unë vlerësoj shumë zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Kosta Rikës, dhe jam i gatshëm të punoj së bashku me Presidenten Fernandez për të forcuar komunikimin strategjik, thelluar besimin politik të ndërsjellë, promovuar aktivisht bashkëpunimin në të gjitha fushat, dhe udhëhequr zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mbi bazën e parimit të “Një Kine”, duke sjellë përfitime më të mëdha për të dy popujt”.