Kina kërkon hetim të plotë mbi vetëvrasjen e një postdoktoranti pas marrjes në pyetje nga ShBA-ja

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian/Foto nga VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian u kërkoi të premten Shteteve të Bashkuara të hetojnë plotësisht incidentin që lidhet me një postdoktorant kinez, i cili kreu vetëvrasje një ditë pasi u mor në pyetje nga ligjzbatuesit amerikanë.

Duke folur në një konferencë të përditshme shtypi, Lin Jian tha se pala kineze ndihet thellësisht e trishtuar nga ky incident tragjik dhe i ka paraqitur demarsh serioz palës amerikane.

Sipas tij, për një kohë ShBA-ja, për qëllime politike, ka zgjeruar në mënyrë të pakufishme konceptin e “sigurisë kombëtare” dhe ka marrë në pyetje pa arsye studentë e studiues kinezë, duke shkelur të drejtat e ligjshme të shtetasve kinezë dhe duke prishur atmosferën e shkëmbimeve njerëzore midis dy vendeve.

Lin i kërkoi palës amerikane ta hetojë plotësisht këtë incident, për t’u dhënë një përgjigje bindëse familjarëve të viktimës dhe palës kineze, duke ndaluar ligjzbatimin diskriminues kundër studentëve e studiuesve kinezë në ShBA dhe duke mos fabrikuar pretekste kundrejt njerëzve të pafajshëm. “Ne do të marrim masat e domosdoshme për të mbrojtur në mënyrë të palëkundur interesat e ligjshëm të shtetasve kinezë,” theksoi zëdhënësi.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us