Ministria e Tregtisë e Kinës/Foto nga VCG
Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi të premten nisjen e hetimeve për barriera tregtare ndaj veprimeve dhe masave të ShBA-së që dëmtojnë zinxhirët globalë të prodhimit e furnizimit dhe pengojnë tregtimin e produkteve të gjelbra.
Më 12 mars sipas kohës së Pekinit, Zyra e Përfaqësuesit Tregtar e ShBA-së nisi një hetim sipas Seksionit 301 kundër Kinës dhe 15 ekonomive të tjera me arsyetimin e “mbikapacitetit”, i ndjekur nga një hetim tjetër sipas Seksionit 301 më 13 mars që shënjeshtroi Kinën dhe 59 ekonomi të tjera.
Kina shpreh pakënaqësi dhe kundërshtim të fortë ndaj këtyre veprimeve, tha një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë në përgjigje të një pyetjeje në një konferencë shtypi të premten në Pekin.
Për të mbrojtur me vendosmëri interesat e industrive përkatëse të Kinës, ministria nisi dy hetime në përputhje me Ligjin e Tregtisë së Jashtme të Kinës dhe rregullat e tij mbi hetimet për barrierat tregtare të jashtme, deklaroi zëdhënësi.
Sipas tij, Ministria e Tregtisë do t’i zhvillojë këto hetime sipas ligjit e rregullave dhe do të marrë masa përkatëse bazuar në përfundimet e arritura prej tyre.