Kina do të ndërtojë ishullin e parë lundrues në botë

Në foto: Pamje e ishullit lundrues artificial. / Kompania e ndërtimit të anijeve “Waigaoqiao” e Shangait, CSSC

Kina do të ndërtojë ishullin e parë lundrues artificial në botë për kërkim shkencor në det të hapur afatgjatë dhe në çdo kusht atmosferik. Sipas një kontrate të nënshkruar në Shangai, projekti do të ndërmerret nga Universiteti “Jiao Tong” i Shangait dhe do të ndërtohet nga kompania e ndërtimit të anijeve “Waigaoqiao” e Shangait, një degë e Korporatës Shtetërore të Ndërtimit të Anijeve të Kinës (CSSC), grupi më i madh i ndërtimit të anijeve në botë.

Si platforma e parë ultra e madhe e kërkimit shkencor detar në botë, ky ishull artificial është projektuar për t’i bërë ballë kushteve ekstreme detare dhe për të qëndruar për një kohë të gjatë gjatë në det të hapur, duke ofruar njëkohësisht lëvizshmëri dhe vendosje të shpejtë. Ai do të shërbejë si bazë kërkimore për studime të përparuara në shkencën detare, pajisjet detare dhe meteorologjinë detare.

Objekti i madh shkencor do të përbëhet nga tre sisteme kryesore: platforma kryesore, laboratorët në anije dhe mbështetja nga bregu. Platforma kryesore do të është e projektuar si “dy trupa anijeje gjysmë të zhytur”. Ajo do të jetë 138 metra e gjatë, 85 metra e gjerë dhe me lartësinë e kuvertës kryesore 45 metra. Është planifikuar t’u bëjë ballë kushteve të detit të nivelit 7 ballë dhe të mbijetojë e sigurt në rast të një tajfuni të kategorisë 17.

Porosia për ndërtimin e objektit ka një vlerë 2.76 miliardë juanë (rreth 413 milionë dollarë amerikanë). Kompania “Waigaoqiao” pritet ta fillojë ndërtimin e kësaj vepre madhore kombëtare të infrastrukturës shkencore e teknologjike në vitin 2028, ndërsa dorëzimi është planifikuar për në qershor 2030.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us