foto nga VCG
Kina lëshoi një raketë nga ujërat detare pranë qytetit Rizhao në provincën lindore Shandong të mërkurën, duke vendosur një satelit të ri në orbitën e caktuar.
Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Taiyuan-it e nisi raketën mbartëse “CERES-1 Y8” më 11:39 të paradites sipas orës së Pekinit.
Ky satelit i ri do të përdoret kryesisht për gjurmim komercial në largësi, duke ofruar shërbime për Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao, Kinën Jugore dhe rajonet në gjerësi të vogël gjeografike përgjatë Rrugës Detare të Mëndafshit, sipas gazetës “Science and Technology Daily”.
Ky është misioni i shtatë detar i serisë së raketave mbartëse “CERES-1” të lëshuara nga deti.
Deri tani, kompania prodhuese e raketës, “Galactic Energy”, ka kryer me sukses 23 lëshime orbitale dhe ka vendosur gjithsej 90 satelitë komercialë në orbitat e tyre të përcaktuara, njoftohet në artikullin e gazetës.