70 vjet të Panairit të Kantonit: Çfarë përfiton bota përmes “derës së hapur” të Kinës?

Foto nga VCG

Edicioni i 140-të i Panairit të Importit dhe Eksportit të Kinës (Panairi i Kantonit) u hap të enjten në qytetin Guangzhou të Kinës Jugore. Ky vit shënon 70-vjetorin e Panairit të Kantonit, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e tregtisë midis Kinës dhe vendeve të tjera. Ai është shndërruar në një platformë efektive përmes së cilës Kina zgjeron hapjen e saj të nivelit të lartë dhe çon përpara zhvillimin e një ekonomie botërore të hapur. Një sondazh i kryer nga Rrjeti Televiziv Global i Kinës (CGTN) me pjesëmarrës në mbarë botën, tregon se 85.1% e tyre besojnë se vazhdimi i organizimit të këtij panairi dëshmon vendosmërinë e Kinës për të avancuar hapjen e nivelit të lartë, duke i dhënë një vrull të ri e të qëndrueshëm globalizimit ekonomik gjithëpërfshirës e të barabartë, si dhe zhvillimit e prosperitetit global.

Për herë të parë, Panairi i Kantonit i këtij viti ka integruar thellësisht teknologji të avancuara si inteligjenca artificiale (AI) dhe të dhënat e mëdha në çdo fazë të aktivitetit, duke prezantuar 22 skenarë aplikimi inteligjent dhe 16 funksione të mundësuara nga inteligjenca artificiale. Për shembull, ekspozuesit dhe blerësit mund të shkëmbejnë karta biznesi digjitale, duke skanuar kode QR. Inteligjenca artificiale mund të gjenerojë automatikisht përmbledhje të negociatave të biznesit, ndërsa sistemi mund të arkivojë automatikisht informacionin e klientëve dhe të identifikojë porositë me potencial të lartë. Në këtë kontekst, 84.1% e pjesëmarrësve besojnë se Panairi i Kantonit po evoluon nga një platformë tradicionale tregtare në një platformë ekspozimi dhe shërbimesh inteligjente.

Foto nga VCG

Për më tepër, panairi i këtij viti ka prezantuar, për herë të parë, një zonë të dedikuar për ekspozimin e produkteve të reja. Pritet të zhvillohen mbi 700 aktivitete përkatëse, një rritje prej 15% në krahasim me edicionin e kaluar. Ndërkohë, numri i produkteve të reja në industri të së ardhmes – si robotika e shërbimeve, kujdesi shëndetësor inteligjent, prodhimi inteligjent dhe energjia e re – pritet të rritet me rreth 20% krahasuar me edicionin e mëparshëm. 83% e të intervistuarve shprehen se kjo pasqyron një zhvendosje në tregtinë e jashtme të Kinës: nga zgjerimi në shkallë, drejt përmirësimit të cilësisë dhe diversifikimit të produkteve. Ndërkohë, 85.6% e tyre besojnë se “Prodhimi Inteligjent në Kinë” po bëhet një motor i rëndësishëm për ekonomitë digjitale dhe inteligjente në shkallë globale. Vlen të përmendet se në Panairin e sivjetshëm janë krijuar nëntë zona të dedikuara për shërbimet tregtare, duke mbuluar për herë të parë të 10 kategoritë kryesore të shërbimeve të prodhuesve dhe duke u ofruar bizneseve mbështetje të plotë gjatë ciklit jetësor kur zgjerohen në tregjet e huaja. 84.5% e pjesëmarrësve besojnë se ky ekosistem i integruar që kombinon tregtinë dhe shërbimet, ka rritur ndjeshëm konkurrueshmërinë ndërkombëtare të bizneseve dhe produkteve të tyre.

Foto nga VCG

Panairi gjithashtu ka krijuar për herë të parë një aleancë blerësish për të promovuar ndarjen e informacionit dhe koordinimin e burimeve midis anëtarëve të tij. 83.9% e të intervistuarve thonë se operacionet e strukturuara dhe të institucionalizuara të aleancës, mund të përmirësojnë në mënyrë efektive efikasitetin e prokurimit  global dhe të forcojnë lidhjet midis ofertës dhe kërkesës, ndërsa 88.8% besojnë se përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve dhe produkteve të panairit ka rritur ndikimin e Kinës në qeverisjen globale të zinxhirit të furnizimit.

Mes paqëndrueshmërisë së tregut global dhe një peizazhi gjeopolitik kompleks dhe në ndryshim, Panairi i Kantonit vazhdon të bashkojë blerës dhe ekspozues nga e gjithë bota me një qasje të hapur dhe gjithëpërfshirëse. Edicioni i kaluar tërhoqi 314.000 blerës të huaj nga 220 vende dhe rajone, duke gjeneruar marrëveshje të synuara eksporti me një vlerë prej 25.7 miliardë dollarësh.

87.2% e pjesëmarrësve thonë se Panairi i Kantonit ofron një mundësi të rëndësishme për bashkësinë ndërkombëtare për të përfituar nga tregu i madh i Kinës. Ndërkohë, 77.2% u bëjnë thirrje vendeve të punojnë me Kinën për të mbështetur sistemin tregtar shumëpalësh, për të siguruar stabilitetin dhe funksionimin e mbarë të zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit, si dhe për të vazhduar zgjerimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar ndërkombëtar me përfitim të ndërsjellë.

Foto nga VCG

Sondazhi u botua në platformat e CGTN-it në anglisht, spanjisht, frëngjisht, arabisht dhe rusisht, duke tërhequr 4498 pjesëmarrës ndërkombëtarë që ndanë pikëpamjet e tyre brenda 24 orëve.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni