Foto nga VCG
Më 11 qershor, Kryeministri i Kinës Li Qiang i dërgoi një telegram urimi Robert Abelas, duke e uruar për rizgjedhjen e tij si Kryeministri i Maltës.
Li Qiang u shpreh se Kina dhe Malta gëzojnë një miqësi të thellë tradicionale dhe marrëdhëniet dypalëshe kanë ruajtur një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, me bashkëpunim praktik në dobi të jetesës së njerëzve.
Ai shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar të punojë krah për krah me Kryeministrin e Maltës për të rritur besimin e ndërsjellë politik, për të zgjeruar arritjet e bashkëpunimit dhe për të nxitur zhvillimin më të madh të marrëdhënieve Kinë-Maltë.