foto nga MPJ
Sanksionet dhe presioni nuk mund të zgjidhin problemet, pasi ato vetëm rrisin tensionet, përshkallëzojnë situatën dhe nuk i shërbejnë interesave të askujt, deklaroi të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.
Zëdhënësi Lin Jian i bëri deklaratat në një konferencë shtypi, kur u pyet për kërcënimin e Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, se Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sanksione dytësore kundër vendeve që tregtojnë me Iranin.
Lin tha se Kina u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë racionalitet dhe përmbajtje, të shmangin veprime që mund të nxisin më tej konfliktet dhe të dëmtojnë zhvillimin ekonomik global dhe stabilitetin financiar, si dhe të kthehen sa më shpejt në rrugën e duhur të dialogut dhe negociatave për një zgjidhje politike.
“Kina do të ndjekë nga afër zhvillimet përkatëse dhe do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj legjitime,” shtoi Lin.