Zëdhënësi: Ministri i Jashtëm i Kinës nuk kishte planifikuar takim me palën japoneze në Manila

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian mban një konferencë për shtyp në Pekin, Kinë, më 21 korrik 2026./Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës

Të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian tha për mediat gjatë një konference të rregullt për shtyp të zhvilluar në Pekin, se Ministri i Jashtëm Wang Yi nuk kishte ndonjë takim me palën japoneze në Manila.

Lin tha se programi i ngjeshur i ministrit Wang, nuk e lejonte pjesëmarrjen e tij të plotë në serinë e takimeve të ministrave të jashtëm për Bashkëpunimin e Azisë Lindore, duke shtuar se zyrtarë të lartë kinezë do të marrin pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të ASEAN+3 (Kina, Japania, Koreja e Jugut), Takimin e Ministrave të Jashtëm të Samitit të Azisë Lindore dhe Takimin e Ministrave të Jashtëm të Forumit Rajonal të ASEAN-it si përfaqësues.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni