Foto nga VCG
Kina bëri thirrje të hënën për përmbajtje dhe një armëpushim të shpejtë, ndërsa tensionet lidhur me Ngushticën e Hormuzit u rritën pas deklaratave të ShBA-së për bllokimin e anijeve të lidhura me Iranin.
Në një konferencë të rregullt për shtypin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me njoftimin e presidentit amerikan Donald Trump të dielën se Marina amerikane do të fillojë bllokimin e anijeve që përpiqen të hyjnë ose dalin nga Ngushtica e Hormuzit, pasi bisedimet e paqes me Iranin nuk sollën ndonjë marrëveshje.
Guo tha se Ngushtica e Hormuzit është një korridor ndërkombëtar jetik për tregtinë dhe transportin e energjisë. Mbrojtja e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe kalimit të lirshëm në këtë ngushticë u shërben interesave të përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare. Ai u shpreh që ndërprerjet e lundrimit në ngushticë vijnë nga konflikti në vazhdim midis ShBA-së e Iranit, duke theksuar se rruga që duhet ndjekur është arritja e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur. Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qeta dhe të tregojnë përmbajtje, shtoi zëdhënësi, duke vënë në dukje që Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv.