MJK-ja: Kina do të përgjigjet në mënyrë të vendosur nëse ShBA-ja vendos tarifa lidhur me pretendimet për shitje armësh Iranit

Foto nga VCG

Ministria e Jashtme e Kinës hodhi poshtë të martën raportimet se Kina i ka furnizuar Iranin me armë, duke i cilësuar ato si “krejtësisht të fabrikuara”, dhe paralajmëroi se çdo përpjekje e Shteteve të Bashkuara për të përdorur pretendime të tilla si pretekst për të vendosur tarifa do të shkaktonte një përgjigje të vendosur nga pala kineze.

Zëdhënësi i kësaj ministrie Guo Jiakun theksoi se Kina ka mbajtur gjithmonë një qëndrim të kujdesshëm e të përgjegjshëm ndaj eksportit të armëve, duke e rregulluar atë në mënyrë të rreptë në përputhje me ligjet e brendshme dhe detyrimet ndërkombëtare.

Deklaratat e Guo-s pasojnë paralajmërimin e presidentit amerikan Donald Trump se Uashingtoni do të vendosë një tarifë 50 % për mallrat kineze nëse vërtetohet që Kina furnizon me armë Iranin.

“Këto raportime janë krejtësisht të trilluara,” u shpreh zëdhënësi. “Nëse ShBA-të këmbëngul ta përdorë këtë si justifikim për të vendosur tarifa ndaj Kinës, ne do të përgjigjemi me vendosmëri.”

Guo tha se veprimet e ShBA-së për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit vetëm se do të përshkallëzonin  tensionet dhe do të minonin armëpushimin e brishtë.

Kina u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë marrëveshjen e armëpushimit, të përqendrohen te dialogu e bisedimet, të ndërmarrin veprime konkrete për të ulur tensionet dhe të rikthejnë sa më shpejt kalimin normal nëpër ngushticë.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us