Foto nga VCG
Më 20 prill shënohet Dita e 17-të e Gjuhës Kineze në OKB. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun, tha të enjten në konferencën e rregullt për shtypin se Kina mirëpret më shumë miq të huaj të mësojnë gjuhën kineze dhe të hapin një dritare për të njohur Kinën moderne e për të eksploruar qytetërimin kinez.
Sipas raportimeve, tema e këtij viti e Ditës së Gjuhës Kineze në OKB është “Boja dhe furça në harmoni, kapituj të shkëlqyer të kompozuar së bashku”. Selia e OKB-së dhe institucione kulturore në vende të ndryshme të botës kanë organizuar aktivitete të larmishme festive, ndërsa në rrjetet sociale prirja ‘Të bëhesh kinez’ ka nxitur më tej rritjen e interesit për mësimin e gjuhës kineze. Në këtë kontekst, Guo tha se ky vit shënon 80-vjetorin e përfshirjes së gjuhës kineze si gjuhë zyrtare e OKB-së. Përfaqësitë diplomatike kineze jashtë vendit, në bashkëpunim me Sekretariatin e OKB-së, kanë organizuar një sërë aktivitetesh në Nju-Jork, Gjenevë, Vjenë dhe qytete të tjera.
Foto nga VCG
“Si një nga gjuhët më të vjetra në botë, kinezishtja ka përshkuar kohërat e lashta dhe moderne, duke kapërcyer malet dhe detet, duke trashëguar mençurinë lindore të ‘harmonisë në diversitet’ e ‘bashkëjetesës harmonike’ dhe duke dëshmuar ëndrrën e paqes të OKB-së për më shumë se 80 vjet. Shkrimi është bartës i qytetërimit. Çdo qytetërim është një thesar i përbashkët i njerëzimit, i pazëvendësueshëm, i denjë për t’u çmuar dhe për t’u mbrojtur së bashku,” theksoi zëdhënësi.