Sondazhi i CGTN – Kur Makinat Fillojnë të Mendojnë: Pyetjet që Vetëm Njerëzit Mund t’u Përgjigjen

Foto nga VCG

Përgjatë historisë, çdo revolucion teknologjik ka përfaqësuar qoftë një zgjerim të aftësive njerëzore, por gjithashtu edhe një riformulim të vetë njerëzimit. Megjithatë, Inteligjenca Artificiale po shënon një ndryshim më të thellë. Ajo nuk po regjistron më thjesht realitetin, por po fillon ta parashikojë atë. Nuk po e interpreton më botën ashtu siç ekziston, por po rregullon gjithnjë e më shumë hierarkinë e skenarëve të mundshëm të së ardhmes përpara se ato të ndodhin. Në këtë kuptim, parashikimi nuk është më thjesht një përshkrim i asaj që mund të vijë; po bëhet një forcë që formëson aktivisht atë që vjen më pas.

Pyetja më e thellë që shtron AI nuk është nëse makineritë mund të mendojnë si njerëzit, por çfarë lloj autoriteti po fillojnë të kenë gjykimet e tyre. Kush ja jep këtë autoritet? Kush e mban atë përgjegjës? Dhe në fund, çfarë lloj të ardhmeje do të krijojë për njerëzimin?

Në Konferencën Botërore të Inteligjencës Artificiale (WAIC) 2026 dhe Takimin e Nivelit të Lartë mbi Qeverisjen Globale të AI-së, Kina paraqiti vizionin e saj për qeverisjen e AI-së: duke mbajtur një qasje që fokusohet tek njerëzit dhe duke siguruar që AI të zhvillohet për të mirën, me qëllimin për të shërbyer si një drejtues i rëndësishëm për prosperitetin dhe sigurinë e përbashkët, ndërkohë që bashkëpunojmë për të ndërtuar një sistem të drejtë dhe të barabartë për qeverisjen globale të AI-së. Ky vizion adreson jo vetëm hendekun në aftësitë teknologjike, por edhe zgjerimin e hendekut midis ritmit të evolucionit teknologjik dhe ritmit të konsensusit të qeverisjes. Ndërsa përparimet teknologjike vazhdojnë të tejkalojnë formimin e konsensusit, fuqia mund të arrijë tek e ardhmja, përpara rregullave që janë menduar për ta qeverisur atë. Pra, qeverisja e AI-së nuk ka të bëjë vetëm me menaxhimin e rreziqeve—është një çështje e të gjeturit të ekuilibrit midis inovacionit teknologjik dhe rendit bazuar në rregulla.

Nga një sondazh global online nga CGTN rezulton se 85.4% e të anketuarve besojnë se zhvillimi i shpejtë i AI-së po krijon sfida të reja për sigurinë dhe qeverisjen globale. 92.6% shprehën shqetësimin se “deepfake” dhe dezinformimi i gjeneruar nga AI, mund të dëmtojnë themelet e besimit shoqëror, ndërsa 87.8% u shprehën të shqetësuar se barrierat teknologjike dhe “muret digjitale” mund të fragmentojnë bashkëpunimin shkencor dhe atë teknologjik global. Këto sugjerojnë se sfidat që sjell AI, kanë kaluar prej kohësh kufijtë e teknologjisë. Forcimi i qeverisjes globale dhe krijimi i një konsensusi më të gjerë ndërkombëtar, janë bërë imperativa të përbashkëta në epokën e AI-së.

Sondazhi gjithashtu zbuloi se 82.6% e të anketuarve besojnë se vendet në zhvillim dhe Jugu Global, duhet të luajnë një rol më të madh në formësimin e rregullave të qeverisjes së AI-së, për të siguruar që sistemi të jetë i drejtë dhe gjithëpërfshirës. Ndërkohë, 87.5% shpresojnë që komuniteti ndërkombëtar të punojë së bashku, për të promovuar një AI që është e aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse, duke parandaluar që teknologjia të bëhet një drejtues i ri i pabarazisë. Këto gjetje pasqyrojnë jo vetëm pritshmëritë e përbashkëta të publikut global për qeverisjen e AI-së, por edhe një konsensus ndërkombëtar nërritje që hapja dhe bashkëpunimi — jo monopolet teknologjike — dhe përfshirja dhe përfitimet e përbashkëta — jo barrierat rregullatore — duhet të përcaktojnë të ardhmen e qeverisjes së AI-së.

Një qytetërim që mund të përkthehet, përmblidhet dhe interpretohet vetëm përmes modeleve të inteligjencës artificiale të dikujt tjetër, nuk ka hyrë ende me të vërtetë në epokën e inteligjencës. Një sistem me të vërtetë i drejtë i qeverisjes globale të AI-së, duhet të respektojë rrugët e zhvillimit dhe sistemet e vlerave të ndryshme të vendeve dhe kulturave të ndryshme, duke siguruar që çdo qytetërim të ruajë të drejtën për të kuptuar botën përmes kuadrit të vet konceptual, për të trajnuar sistemet inteligjente sipas kushteve të veta, si dhe për të formësuar të ardhmen e AI-së në përputhje me këtë. Vlerat dhe mënyrat e të menduarit që përfaqësohen nga qytetërimet e ndryshme, nuk janë “zhurmë” që algoritmet duhet ta eliminojnë, por burime mençurie për të cilat njerëzimi do të ketë nevojë për një të ardhme të pacaktuar.

Qëllimi i qeverisjes globale të AI-së, nuk është të vendoset një model i vetëm “i saktë” i botës, por të sigurohet që asnjë kuptim i vetëm i botës të mos bëhet dominues. Qeverisja nuk është armiku i inovacionit; ajo është krijimi i dytë i inovacionit. I pari ndodh në laborator, ku makineritë fitojnë aftësi. I dyti ndodh përmes institucioneve, normave etike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ku teknologjia pajiset me qëllime, kufizime dhe përgjegjësi. Inteligjenca pa qeverisje është thjesht fuqi. Por inteligjenca e formuar nga vlerat e përbashkëta, është ajo që e bën teknologjinë një forcë të vërtetë për të mirën e përbashkët.

Në epokën e Inteligjencës Artificiale, qeverisja e saj nuk ka të bëjë vetëm me prosperitetin dhe sigurinë e përbashkët — ka të bëjë edhe me aftësinë tonë të përbashkët për të formësuar të ardhmen. Një rend realisht i drejtë i AI-së, duhet të bëjë më shumë se sa thjesht të sigurojë që përfitimet e progresit teknologjik të shpërndahen për të gjithë. Duhet të garantojë gjithashtu që çdo vend dhe çdo qytetërim të ketë një zë në përcaktimin e rregullave dhe drejtimin e të ardhmes së AI-së. E ardhmja nuk duhet të jetë një përgjigje e paracaktuar nga një model, por një draft i papërfunduar, i shkruar kolektivisht nga njerëzimi — një draft që mbetet i hapur për rishikim nga të gjithë. Fakti që makineritë kanë filluar të mendojnë, shënon një pikë kthese në historinë e teknologjisë. Fakti që njerëzimi mund të marrë përgjegjësi së bashku dhe të mbrojë lirinë për të zgjedhur, është ajo që shënon përparimin e qytetërimit.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us