Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi takon sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres

Foto nga VCG

Të premten, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua në Shangai me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, që ndodhet në Kinë për të marrë pjesë në Konferencën Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026.

Wang Yi u shpreh se Kina ka paraqitur propozime për promovimin e zhvillimit të shëndetshëm, të sigurt dhe të rregullt të inteligjencës artificiale, për të siguruar që zhvillimi i inteligjencës artificiale t’i sjellë përfitime njerëzimit.

Kina është e gatshme të forcojë bashkërendimin me OKB-në për të çuar përpara qeverisjen e teknologjive në zhvillim, duke përfshirë inteligjencën artificiale, dhe për të ndërtuar së bashku një bashkësi me të ardhme të përbashkët për njerëzimin, shtoi ai.

Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres uroi për mbajtjen me sukses të konferencës dhe i vlerësoi lart përpjekjet e Kinës për të themeluar Organizatën Botërore të Bashkëpunimit për Inteligjencën Artificiale. Ai tha se OKB-ja pajtohet plotësisht me vizionin e zhvillimit të inteligjencës artificiale të përqendruar në përfshirjen, sigurinë e lumturinë e njerëzimit, gjë që përputhet me qëllimet strategjike të OKB-së.

Guterres-i theksoi më tej që OKB-ja është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën, për ta nxitur këtë organizatë të re t’u shërbejë interesave të përbashkët të njerëzimit.

 

CGTN

AIGS është një qendër hulumtuese bazuar në Tiranë, që promovon analiza ndërdisiplinore mbi elemente të globalizimit.

Informacione

Na Ndiqni